Përshkrimi
Shtëpi për Shitje në Matiçan – Afër Lagjes së Artë
Shitet shtëpi me sipërfaqe 250m², e vendosur vetëm 50 metra nga Rruga A, në një lagje të qetë dhe të zhvilluar në Matiçan. Lokacion ideal për banim familjar, me qasje të shpejtë në të gjitha shërbimet kryesore.
Shtëpia ka tri nivele (bodrum, përdhes dhe një kat), me orientim jug-lindje-perëndim që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Përbëhet nga qëndrim ditor me kuzhinë, 5 dhoma gjumi, 2 banjo, 1 tualet, depo dhe 2 ballkone. Në bodrum ndodhen dy garazha me sipërfaqe prej 55m².
Ngrohja është me rrymë dhe kamin, e pajisur me 2 kondicionerë. Trualli ka sipërfaqe 5 Ari, me oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur.
Zgjedhje ideale për ata që kërkojnë rehati, hapësirë dhe vendndodhje të përsosur.
ID e shpalljes: U-0135
UNIK REAL ESTATE
Jemi UNIK në fushën e patundshmërisë!